Powered by Blogger.

Tatiana's Grow Chart {In Pictures}

2

Music

1

Tuesday, March 30, 2010

First International Flight for TT

Ketu jemi tek aeroporti i Mynihut.







Tani une me verte thashe qe do behem me pak e gjalle, po une lash nam - humba fare!!! Sa te ambjentohem me ndryshim e orareve dhe do jem shume aktive ne blog. Po e filloj me udhetimin. Me shkoi rruga 3 dite. E fillova aventuren te merkuren me date 24 Mars. U zgjova e para si gjithmone ne mengjes rreth ores 6. Mbarova valixhet (normal ne minuten e fundit lehen te gjitha) dhe perseri shume normale qe lashe pa paketuar shume gjera te rendesishme te tipit unazen e marteses. Do thoni ju uaaaa na e mbushe mendjen qe e harrove. Po rri o Albena se te njohim dhe i dime shume mire qellimet qe ka pasur ne mendje :) Nejse se une keshtu allakatem nga nje muhabet ne tjetrin : perqendrohu!! Mbasi bera gati edhe TT shkuam ne aeroport te tre. Une i kam zet aeroportet sepse me kujtojne oret e shumta qe me duhen per te ardhur ne Tirane. Sa futa kemben me filluan emocionet. Barry shkoi te parkonte dhe kur erdhi shkuam beme check-in. Valixhet i kisha mbipeshe por ngaqe ishte nje rremuje e papare nuk i vuri re njeri dhe mi kaluan pa me vene gjobe. Pagova vetem per valixhen e 3-te qe e kisha teper. Aty mora edhe te gjitha biletat qe me duheshin per rrugen dhe nje leje kalimi per Barryn qe te vinte deri te gate te me shoqeronte meqe kisha TT. Kur kontrollova biletat pashe qe me mungonte nje e Tatianes nga Mynihu ne Tirane (mbajeni mend kete sepse do ti referohem me vone.) E pyeta agjentin e United dhe me tha qe kur te shkosh ne Mynih fol me punetoret e Lufthanses. Te tre u futem pa rradhe tek pjesa ku na kontrollojne (security) dhe pastaj shkuam ne njerin nga restorantet e mia te preferuara qe me kujton Pier 39 ne San Francisco, Boudin Bakery. Ketu ishte edhe vakti i fundit per te 3 ne (tjetri i bie te jete mbas 4 muaj e gjysem.) Barry nuk e leshonte nga dora TT dhe vetem e mbante kalapic tek qafa vet. Dhe TT-ja qe qeshte si perhere. E vetmja here qe nuk po gerricesha me Barryn se ditet e fundit nuk rrija pa i bertitur per gjene me te vogel. Edhe nje ore qe kishte mbetur me babi Barryn po i vinte fundi. Shkuam tek gate dhe normal qe ankthi u shtua edhe me shume sepse pa Barryn ne krahun tim ndjehesha e braktisur dhe pa shpresa per rrugen e gjate. Aty se per ca u kapa se mbaj mend, patjeter per ndonje budallallek. Kur na u afrua nje vajze si tip gruaje aziatike dhe po bente muhabet per TT. Kjo me ofroi ndihme kur shkuam ne avion. U ndava me Barryn shpejt e shpejt dhe per fatin e mire aziatikja qe meqe ra fjala kishte edhe kemben ne allci me mbajti 2 carry-on - et , kurse une shtyja karrocen. Momenti me i veshtire per mua ka qene kur futesha dhe dilja nga avioni. Isha ngarkuar si gomar prandaj. Ne avion flejti dy here, hengri dhe luajti me lodrat qe i kisha marre me vete. Nuk u morr vesh nqs kisha beb me vete apo jo. Kaluan 6 ore dhe ndalesa e pare ishte Chikago. Perseri aziatikja me ndihmoi deri sa shkova tek gate tjeter ku njerezit kishin filluar te futeshin ne avion. Ketu nuk pata njeri te me ndihmonte per ne avion pasi nuk kisha kohe te beja dallavere me ndonje njeri. Kur rrinim ulur dhe na kalonin njerezit afer thonin u sa i mire ky cuni. Hic mendja qe i kisha veshur bluze cunash baseball-i. Tek ky avioni filloi te grindej pak sepse kishim afer edhe 2 beba te tjere. Nje cun 2 vjec edhe nje goc me te vogel se TT-ja ndoshta 2 muajshe. Goca vogel ishte si qingj, nuk u ndje fare biles babi me mamin e vet e vune tek tabakate perpara karrigeve se tyre per te flejtur. *Sa po pertokam te shkruaj, po e vazhdoj me vone ose po i bie shkurt.* Kaluan si kaluan edhe 8 ore. Kur zbresim nga avioni doni ju qe s'kisha ashensor per tu ngjitur 2 kate te tjera. Mire qe me ndihmoi mami cunit 2 vjec nje rumune ti ngjisja shkallet elektrike me karrocen edhe bagazhet se une vet sdo dija si tja beja. Kaloj edhe security-in , ndahem me samaritanet e mire dhe shkoj drejt gate-it ne Mynih per te shkuar ne Tirane. Kur shkoj aty shikoj qe agjentja ja kishte keputur muhabetit per 7 pale qejfe me nje agjente tjeter dhe nuk i bente fare pershtypje qe kishte nje klient per te ndihmuar. Une po i rrija gjithe turi. Prita sa prita kur me ne fund u kujtua zonjusha dhe me thirri. Aty i thashe qe nuk kam bilete per beben time *agjenti ne San Francisco me tha te flisja me agjentin e Lufthanses ne Mynih.* Kur kontrolloi ne kompjuter ashtu shpejt e shpejt me dha nje pergjigje te ftohte : Ti je ne stand by. Nqs lirohet ndonje vend atehere do te therras ne autoparlant qe te vish. Une e habitur kembengula te kontrollonte me mire. Por e kote vendin tim e kishin shitur. Me con ne nje agjent tjeter dhe pa pike turpi me genjeu me tha : Mos e kij merak pasi do nisesh per 2 ore dhe do te japin 250 eu per shqetesim qe te krijuam.
Kur shkoj tek agjenti tjeter me tha : Eshte nje problem i madh. E ka pasur fajin United pasi ju ka fshire fluturimin. Sistemi kompjuterik ka deshtuar : System failure!
Une perseri e habitur i thashe: Pse, per 2 ore nisem apo jo?
Ajo u kthye : Jo zonje, kemi nje problem ketu. Fluturimi i vetem per Tirane ishte para nje ore dhe nuk ka me. Do shikoj c'mund te bej per ndonje linje tjeter.

Mbas disa minutash me dha edhe zgjidhjen e bukur.

Agjentja: Kam gjetur nje fluturim per sot nga Mynihu ne Beograd ne Rome dhe pastaj ne Tirane. Dhe kujtoi se po me bente nje nder te madh.

Une me nje tonacjon te larte te zerit: Jo Zonje une nuk e bej ate fluturim ne asnje menyre. E kupton qe kam nje foshnje, qe po fluturoj per 2 dite dhe ju me jepni kete zgjidhje? JO!!!

Pasi e pa kembenguljen time me te drejte tha qe do mendohet per zgjidhje te tjera. Mbas disa minutash tha: Problem eshte edhe pashaporta juaj. Pasi nuk ju lejohet te futeni ne Gjermani pa vize shengen. Do flas me nje kolegen time qe te marresh vize 24 oreshe qe te kalosh naten ne nje hotel dhe te marresh fluturimin e dites se nerserme per Tirane. Une nuk isha shume entuzjaste per te kaluar nje nate vetem ne hotel, por duke mos patur ndonje zgjidhje tjeter pranova pa hezitim. E quajta kete rast si Girls night out :) E nesermja erdhi dhe ne me ne fund arritem ne aeroportin e Tiranes ku mu vonuan valixhet. Nuk ishte e thene qe gjerat te shkonin rrjedhshem kete rradhe.

ps. Me erdhen edhe unazat para dy ditesh me mamin e Klodjanes.


Ketu jemi tek loby i hotel Sheraton ne Mynih.






Kurse ketu me nxorri mami tek dhoma hotelit. Ishte nata e pare si "Girls Night Out" me mamin.




0 comments:

Post a Comment