Powered by Blogger.

Tatiana's Grow Chart {In Pictures}

2

Music

1

Tuesday, March 9, 2010

7 Months Old




Dje ishte festa e 8- Marsit, Gezuar Mami Tati, mami me e mire ne gjithe universin!!! Gjithashtu ishte edhe 7- mujori i Tatianes. Meqe ka
shume deshire ti bjeri pianos mendova ti beja foto sa me origjinale. Edhe veshja i pershtatet kohes se Bethovenit. Me vone do shkruaj disa fakte per TT. Po e filloj qe tani [Gjyshe Tati me ndihmo pak.]

TT nuk e ka mbajtur asnjehere biberonin ne goje.
TT ka thene aaaa per here te pare kur ishte 5 javeshe.
TT nuk vjell, ndonjehere ne te rralle nxjerr nja 2 gllenka qumesht kur mami i vet e rrotullon sa andej ketej.
TT eshte ulur pa ndihmen e te rriturve kur ishte 5 muajsh.
TT ka thene "Hi" per here te pare dhe vazhdon ta thote.
TT i doli dhembi i pare kur ishte 6 muajshe.
TT i filloi ushqimet kur ishte 4 muajshe, karrotat ishin perimet e para.
TT ka qeshur per here te pare kur ishte 3 muajshe [dhe vazhdon te qeshi pa pushim, non stop.]
Kukulla e pare e preferuar ka qene Elmo dhe ishte 4 muajsh kur ja dha halla Tifania ne Utah.
TT nuk ka qejf te fusi gishtin ne goje me shume se 2 min, por per gishtat e mamit, babit, gjyshes nuk te fal ama.
TT qe 2 muajshe fiksonte kembet e njerezve, dhe akoma mahnitet kur shikon kembe.
TT nuk pranon te pij qumesht me shishe [me perjashtim te nje here kur mami ishte ne spital se kishte temperature dhe gjyshe Tati i dha qumesht me shishe.]
Hmmm ta them apo mos ta them kete, mbylli syte TT kur te vish tek kjo pjesa. TT per 2 muajt e pare te jetes se saj qante me te medhaja po mos ta mbante mami hopa. Mami vet nuk e linte dot vetem asnje min se TT e merrte malli. Por netet i kishte te mbara, flinte si qingj i vogel.









4 comments:

Jona said...

Zemra e voge, pak nga pak po i kap te 365 ditet :P Si yll je mi si yll , sme kane pare syte ndonjehere kukull me te bukur <3<3 Tek ajo foto e trete do te ti ha ato tulet fare !!!!!
O TT me ta thene si me ta thene mi goce , na e hoqe zarin fare :))))
Te kam shume xhan ty dhe mami Benen :)

Albena, Barry & Tatiana said...

haha O Jona ti me shkrin fare me keto komentet... shyqyr qe i le se me shton diten me gaz :)

ps. O teta Jona edhe une te kam xhan :)

Aneira Mia said...

o qofte ...o poc...o drite...o kukull...po ti po qe je goc e mbare mi...gjithe ato gjera te bukura kishte shkruar mami per ty...pale kur te vish ketu, sa me e mire do behesh ..papapa si vetja do te bej :)))))))))) ja dhe pak dite sa te me vini :))))))))))))))))))

Albena, Barry & Tatiana said...

hahaha do e besh si vetja eeeee.... ska problem se si do qe ta besh do dali me mire se mami :p

Post a Comment