Home, Albania. E gjithe kjo histori filloi sepse dy njerez u dashuruan!

E di qe nuk kam vene asnjehere ne kete blog foto nga shtatzania. Fotot i kam pergatitur kur isha shtatzane dhe shumica e tyre nuk jane te edituara. I kisha upload-uar tek photobucket dhe sapo i pashe mendova ti ndaja ketu.
Foto cel. Eshte shume e vertete kur thone qe momentin qe ngel shtatzane e ndjen qe je. Ketu akoma se kisha bere testin, por e ndjeja qe isha. Se kuptoj si mora guximin qe te bej patinazh ne akull.

Lake Tahoe, Cali. Nuk me rri byca rehat pa bredhur. E kishim lene qe per Krishtlindje do shkonim ne LA te takonim vllain e Barry-t. Por duke pare qe do beja udhetime te tjera, mendova ta anulloj nje fluturim [Ehhh ta dija sa fluturime te tjera do anulloja do me ikte truri.]

Durres, Albania. Mire qe shkoj bej udhetime neper Kaliforni, po marr persiper te udhetoj edhe neper kontinente te tjera.

Tirane, Albania. Tek sofra ariut me sakte.

Rome, Italy. Tek koloseu me sakte [nuk po i bie fare shkurt ketyre pershkrimeve eeee?]

Atehere mezi po prisja ta hapja dhuraten, TANI qe e di sesi eshte dhurata po mendoj sikur ta hapja mbas 18 vjetesh nuk i binte keq. Jo per gje por do ishte gati per universitet, diku larg shtepise.

Tek foto me perparshme harrova te vendosja vendndodhjen. Kopeshti me dreke.

Shyqyr qe ka dale dhoma ne rregull [jo se nuk e mbaj te paster, aman se po i hap bela vetes duke e ditur qe kam nena Tatin qe lexon cdo pike e presje.]

Kjo fotoja eshte nder te preferuarat e mia.

Nga fundi nuk po duroja me. Kete muaj kisha bere gati edhe dhomen [me ne fund.]

Hemmmm kjo foto permban materjal kritik. Femijet nen 18 vjec duhen te jene te shoqeruar, perndryshe mund t'i bien te fiket. Shikimi i kesaj foto dhe pasajot e saj jane nen pergjegjsine tuaj!!! Une ju paralajmerova! Ne fakt kete foto e kam krenarine time, nuk kam asnje fije/shenje te barku :)