Powered by Blogger.

Saturday, February 27, 2010

Vaksinat

Te merkuren kishim takimin rutine 6-mujor. Barry nuk shkoi ne pune qe ne mengjes qe te vinte me ne te dyja tek "Kaiser Permanente" [emri i spitalit.] Te dy ne nuk e kishim me shume qejf vatjen tek doktori sepse TT do bente vaksina dhe zakonisht i rritet temperatura kur i ben [reagim normal i trupit.] Takuam doktoresh Chohan, hera e trete qe e takojme. Une plotesova nje pyetesor pasi dok. donte te dinte sesi po i shkonte zhvillimi fizik dhe psikologjik i Tatianes. Kur dok. e pa TT te ulur ne byc u cudit sesa mire e mbante trupin. Edhe une qe doja ti thoja normal nuk ja shikon te ndenjurat sa mi ka. Por te le im shoq rradhe, "Sigurisht" - tha Barry- "Ka trupin e te jemes qe e ndihmon te rri mire" dhe qeshte. Nuk eshte e thene te mbaj nje qendrim serioz ky cun [ehhh kush po flet.] Pastaj me pyeti dok. nqs. i bej "tummy time" qe eshte pika e ime e dobet. Pasi TT sa e vej me pozicjon shtrire barkas fillon edhe uleret, keshtu qe mua s'ma mban ti bej "tummy time" me ze frika kur e mendoj. U tregova e sinqerte dhe i thashe "Jo". Normal qe dok. me diplomaci ma sqaroi per te disaten here qe eshte shume e rendesishme ta vesh bebin barkas per te pakten 15 min cdo dite. me pyeti nqs. jam duke i dhene suplementa vitamine D, prap pergjigjia negative nga ana ime. Barry qe hapte syte dhe rrezik po mendonte me vete "Me mire po e lej une punen dhe po kujdesem per TT se e shof sa mire kujdeseshka Albena!" Ehh po tani gjera qe ndodhin , gjera qe ndodhin jane. :D Sot duhet te shkoj ne farmaci patjeter per t'ia blere suplementat. Por aman nuk e lashe veten pa e justifikuar "E kam nxjerr jashte sa here qe ka diell qe te marri vitamina D." Kur doktoresha prap "Ja ke vene kapelen?" Epo thashe o do te me kapi ne gabim kjo o s'ka. Ca ti bejme teta dok. ka merak edhe ajo se jam mam i ri une dhe kujton se s'kuptoj une. Ja falim , ja falim meqe eshte dok. e mire.

Erdhem tek spitali.



I kam xhan lepujt une ca kujtoni ju.


Ketu po pres per babin, e shikoni qe eshte tek sekretarja mbrapa meje se po paguan per takimin.



Mami e ka zakon qe kudo te jemi e do nga nje poze me mua, cna ka gjet.



Ketu po pozoja se ngatarrova fotografin. Kujtova se ishte fotografi i revistes "American Baby." Do ti qe ishte babi, ahhhh c'ma punuat mire kesaj rradhe.



Ufaaa ky babi s'me le rehat me te puthurat, kam per ti vene gjoba here tjeter, te pakten te filloj te kursej per shkollen.



Mami ka filluar ta marri shume seriozisht profesionin e fotografes. Kujton se i ben fotot bukur. I rre menja, se kupton qe eshte modelja e bukur.



Para ca ditesh mami shkruajti tek ai romani qe haja letren, kesaj fotoje po i referohej.



Ketu kam dale e habitur se s'ma merrte mendja qe dok. do i thonte mamit te beja vaksina per sot, nuk e prisja fare!!!



Ky eshte libri qe me dha dok. per here te pare.



Sa futi kemben ne dere mami Albena e kishte mendjen vetem tek nje vend. Torta me limon. Me la mua ne nje qoshe te dhomes dhe faaaaaaaap ju fut me turinj tortes.



Bera 5 vaksina, 2 tek njera kofshe, 2 tek tjetra dhe nje nga goja. Me torturuan!!! Tek dhoma ishte vetem mami me nje njeri me fustan te bardhe qe kishte fytyre engjelli ne fillim dhe ne fund nje fytyre katileje!!! Babi ndejti tek korridori jashte se s'ia bente zemra te shifte (Kot qe e morem me vete, s'me inkurajoi fare.)



Une qava sa me ngulen nje si thike te holle, por sa me mbajti mami hopa e qetesova veten se e dija qe do ikja ne shpi.

Wednesday, February 24, 2010

Cake Auction

Ohh you don't want to miss this one. Yesterday we went to a cake auction and guess what? I had the pleasure to bid on "Who's gonna throw a pie at Barry's face." Well guess who won? Of course the family {Myself, Mom Teresa and Dad Paul.}

We won the bid on the boy scout's sign cake [second on the bottom.]





Here is Mikaela with Tatiana. She goes to Young Women and loves to hold TT.



Can't you tell that Barry hates to take pictures? That's the "Don't bother while I'm eating" face.



Barry did a terrific job by presenting the auction. Of course to add a little spice to it he was being funny.



This is the grand moment I was talking about. Well actually this is a re-play because I have to take the real pictures from other people at the party and I can't wait to see the video of it too. At least we did a good job reacting it, right?





Moments with Lilly Caldwell.




Moments with Carina Aquino.




And Carina's sibling.




Next time I will not put shoes on TT because she gets very easily distracted by them. Sorry grandma Tati but no shoes on her!!!


Mmmm so tasty!


Ohh how can I forget about Calvin. He is a total character. The whole time that I shooting with my camera he came behind me and pushed me, kicked me, even called me "Evil!" Calvin didn't give me a little break from the torture. He didn't like it at all that I was taking pictures.



Since we're showing TT being friendly with her peers, here are a couple pics from Feb. 9 with her friend RJ. TT loves to show affection.


Tuesday, February 23, 2010

Dimer gjasme




Dje u bem gati te dilnim me ca shoqet e mamit qe jane mama edhe ato. Mami u vesh, u ly , u pisillos, beri gati edhe Tatin e vogel, merr per te dale kur te c'te shohi, kishte harruar karrocen tek makina e babit. Hajde mami hajde sa rehat qe eshte. Meqe i hypi inati karroces vendosi te kishim nje photoshoot te kopeshti i shtepise. Duhej ta shfrytezonim diellin ne maksimum.

Kenaquni me fotot.

Se mos kujtoni se nuk kujdesem mire per TT prandaj vura dy fotot e para si evidence qe e vesha trashe.











Sunday, February 21, 2010

TT semure

Te enjten Tatianes i hypi temperatura 102.6 F ( 39.2 grad celsius) Une i dhashe Tylenol por sikur nuk po i zbriste. Barry ishte ne telefon me spitalin qe shkojme gjithmone per takimet permujore. Doktoresha nuk kishte asnje orar te lire keshtu qe u detyruam te shkonim tek Urgjenca, ky ishte sugjerimi edhe i centralistes. Mezi po prisja te shkoja ne spital pasi mendoja qe do na jepnin nje shkak edhe nje zgjidhje. Persa i perket shkakut doktori me tha qe mund te jete gripi sezonal. Si zgjidhje me tha qe ti jepja njekohesisht Tylenol dhe Motrin. Sapo i dhane Motrin sikur ja uli direkte temperaturen. Kur shkuam ne shtepi nuk kishte me dhe ja futi gjumit [si gjithmone ne krahet e mia duke pir cic.] Te nesermen [e premte] nuk pati me temperature por ju shfaqen disa pucra te vogla ne ball dhe pastaj ju perhapen edhe ne shpine. Plus i filloi diarreja. Po mendoja qe do i kalonin shpejt. Prap te nesernem [e shtune] i kishte. Barry sapo i pa ne mengjes me tha te shkonin prap ne Urgjence. Ma mbushi mendjen me shprehjen "Better safe than sorry!" Sa shkuam tek sporteli urgjences , recepsionitja na pershendeti direkte dhe tha "Sikur ta dija qe do vinit prap. Sot ne mengjes kur po vija rimelin po mendoja per Tatianen dhe qerpiket e gjeta qe ka." Mendje per here tjeter pra, duhet te marrim ne tel. recepsionisten nje nate perpara qe ta dime gjendjen e TT. Doktoresha kete here na tha qe mund ta kete nga Motrin si tip alergjie ose mund te jete nga virusi qe ka marre dy dite perpara, ose mund ta kete se e keni veshur trashe, ose keshtu ose ashtu. Me pak fjale s'na tha gje. Na beri me shume konfuze sesa na dha pergjigje. Si zgjidhje s'na sugjeroi asgje te re, vetem tha "Jepi Tylenol po i filloi temperatura." Ptuuuu thashe na iken kot leket, sa erdhem kot. Se kane gabim disa njerez qe nuk shkojne te vizitohen!!! I kisha rene kot ne qafe duke i gjykuar si injorante. Mbas spitalit ja futem nje mengjes ne nje restorant qe quhet "International Pancakes" dhe mengjerosem me pronarin e lokalit qe eshte nga Libani. Sot [e diele] na mori nje recesioniste nga spitali ne tel. Donte te dinte sesi po i shkonte dita TT. Barry i tha qe e ka akoma te skuqeren dhe ajo na ofroi si varjant nje takim ne oren 4:00 pm. Shkuam te tre prap ne zyren e doktoreshes ku Tatiana filloi te hante letren qe infermjerja vuri te shtrihej TT. Sa u fut doktoresha ne zyre tha "Prit ta shofim nje cik kete bebin qe po flasin te gjithe sot ne pavion." Normal kudo qe shkon Tatiana do terheqi nje turme adhuruesish me vete nga buzeqeshjet e embla qe i dhuron [si ka mundesi qe keto buzeqeshje zhduken gjate orareve te darkes.] Kete here doktoresha na ndihmoi me mire. Mbasi me beri disa pytje [pergjigjet e te cilave i kisha mesuar permendsh] tha kjo qe TT ka quhet Reseola. Dhe e shpjegoi qe shume here bebeve me moshe 6 muajshe [ fiks TT] - 2 vjec mbasi kalojne temperaturen i krijohen pucra te vogla qe i duket lekura e mishit si e skuqur. Mbas dy ditesh duhet ti iki. Me ne fund na doli nje doktoreshe qe e ka patur vemendjen ne mesim. Prisni se akoma s'kam mbaruar. Te merkuren kemi nje takim rutine per TT qe quhet takimi 6-mujor ku duhet te beje disa vaksina. Le te shpresojme qe kete here vaksinat nuk do i jain temperature. Kete takim e kishim per ta bere nje jave perpara por shkuam ne Utah keshtu qe e shtym. Ky pra ishte weekend-i jone plot aventura. Shume detaje i kam lene pa permendur pasi i harroj shpejt gjerat. Se mos harroj pa thene qe keto nete kane qene te tmerrshme. Tatiana cohet duke qare, ndoshta 2-3 here, por te pakten sa ja vej cicen te goja qetesohet dhe flen prap gjume. I vetmi problem eshte qe une pertoj te cohem. Por dje e zgjidha kete problem duke e marre TT ne krevatin tim. I shkreti Barry i duhej te flinte tek dhoma TT ne krevatin tek qe eshte aty.

Kete fundjave kisha planifikuar te dilja nga parku dhe te benim poza andej, por meqe shendeti i TT nuk binte dakort me mendimet e mia vendosa qe fotot ti beja gjithsesi ne shtepi. TT duke luajtur me lodren e preferuar te momentit.








Ketu po luaja rolin e te turpshmes, por pastaj kur me foli mami e cova koken. [Tani qe eshte 6 muajsh TT ka filluar te kthej koken kur e therret me emer. Gjithashtu per here te pare kete fundjave TT hap krahet drejt mamit te vet kur eshte duke qare dhe e mban gjyshja hopa.] po ta vini re me vemendje tek poza e dyte kam ca pucra te mjekra dhe qafa. Keto jane ato pucrat e vogla te famshme qe mami po i referohej te romani qe ka shkruajtur me lart.








Ketu po kerruaja mishrat e dhembeve se me hajne shume.



Kjo eshte poza qe i tregoj mamit qe me merziti duke bere foto. Se po nuk bertita une vazhdon ajo me ore te tera.