Powered by Blogger.
Showing posts with label Relaxing. Show all posts
Showing posts with label Relaxing. Show all posts

Tuesday, October 18, 2011

Last days of summer



Po afrohen ditet e fundit te gjyshit dhe nenes. Ate dite vendosem te shkojme ne pishina quhet Aqua park dhe eshte ne Fremont. Kjo kova qe mbushet me uje me kujton kohet kur isha ne Rexburg, Idaho. Ishte identik si kjo por i vetmi ndryshim ishte se ne Idaho nuk do paguaje lek per tu freskuar nga kova.


Te pishina bebave e kishte mendjen vetem te bente not.


Kush e di sa here i bertisja qe mos ta pinte ujin, po kush te degjonte thuaj...


Une me me mamin.


Nderkohe qe ne po benim keto aventura me ujin TT kishte marre celin e mamit dhe luante per qejf te vet, nuk na e vari fare.

ketu po hante lakrorin qe kishte bere nena.
Mbasi hengri e piu filloi te bente cucin. Mire qe nuk na leshoi te madhen.
Per poza nuk te fal.
Ca i kemi bere atij lumit nga mbrapa, zbor. U kenaqem me rrymen.

Tuesday, July 26, 2011

Train goes Choo-Choo

Ne shkuam ne Mountain View sepse gjyshi i binjakeve brune ka nje tren te vogel. Ne fillim TT-ja e mori me qejf duke imituar edhe trenin, por kjo nuk zgjati me shume se 2 xhiro me tren. Tatiana e madhe e mbante ne preherin e vet por prap TT kishte frike.
1...2...3... e nisem trenin.
Aaliyah and Alyssah.
Pastaj pime akull me leng.

Behemi serioze kur na e do puna.

Sandalet e veres i kemi me shalqi se eshte frut i preferuar i joni.

Thursday, July 7, 2011

I ♥ Nena

Hajde luajme tani.


Modele e kemi!
yyy sa bukur oqeani!
Ja po te donte mami do ishe futur brenda si ato kalamajte e tjere.
Me mbajne ne pellembe te dores, jam bere llastice fare se mos e kam fajin une.

Ne edhe pozat i bejme njesoj.

Mbas disa shuplakave ne fytyre i dhurojme nenes te puthura.
Me mamtuken.
Ika se u lodha.

E do robi nje moment vetem, per te medituar!!!


Friday, July 1, 2011

Nena Tatiana

Sa ti vej babi fotot uhu u plakem neve keshtu qe po fillojme te tregojme pakez per jeten mbas Hawaii-t. Ne maj na ka ardhur nena dhe ju thafte dora mamit qe nuk na ka vene fare foto te saj. Mami ka rene rehat se nuk prek asgje me dore, biles as nuk na begenis te cohet me ne mengjes ta bej TT gati. Kemi nenen ne qe i ben te gjitha. Ehhh ku ka si nena, te gjitha te mirat i ka. Pale si i ka gatimet, iu'a merr ne kthese guzhinjereve me me fame ne bote. Ti qan qoftet apo gjellen me laker mmmm se na u lengezua goja ne 12 te nates.

Ketu ishim ne SFO aeroportin e San Francisco-s. Mezi po prisnim qe te dilte.

Mami i kishte marre masat me posterat. Me i rendesishmi thote : "Ulu se bllokove pamjen" dhe ne vizatim nena ishte me e vogla nga te gjithe, biles edhe valixhet ishin me te medhaja.

Te nesermen na erdhen disa vizitore te tjere nga ana e babit kesaj rradhe nga Arizona. David eshte shoku i femijerise se babit, akoma e mbajne shoqerine.
Festuam edhe diten e mamase bashke.
Ketu poshte jemi kur iku babi ne Washington DC. Meqe na la vetem ne ikem ne plazh, ose me sakte tek Ghirardelli Square ku u ngopem me cokollata., se do ngushelloheshim diku nga vetmija.