Keto dite nuk kam pasur deshire te shkruaj ne blog pasi gjyshja qe me rriti ose sic e therrasim ne Nena Nazo nderroi jete te premten me date 15 Prill. Kur e keqja te kap papritur gjendja behet akoma edhe me e veshtire. Megjithese dhimbja eshte e njejte, do ishte me e lehte per njerezit qe jane lene prapa, te dinin sec i priste. Une do te doja te isha afer familjes time, por ishte e pamundur per mua te arrija ne kohe per funeralin.
Kur njerezit largohen nga kjo jete te vetmet gjera qe na lejne ne jane kujtimet e tyre. Kujtimet e mia me Nena Nazon jane ato te femijerise, nder me te bukurat per cdo njeri. Po mos te ishte per te une do isha nje femi i dobet ne trup, nje dordolece e vertete. Vetem tani qe jam nene vet e kuptoj sesa stresuese eshte te ushqesh nje femije. Po i'ua them eshte nje tmerr i veretete kur ato shpirtra te vegjel jane kokeforte dhe kunder futjes se luges ne goje. Une kisha fatin e mire qe nena ime ishte me kokeforte se mua kur vinte puna tek ushqimi.
Nena Nazo mbante nje thuper te holle poshte krevatit. U tmerruat ju? Po jo ore njerez se nuk e perdorte asnjehere [tek ne femijet te pakten]. Kur e kishim kaluar kufirin [une dhe tim vella] apo derdhur kupen aty ku s'mbante me, nena nxirrte thupren, qendronte ne maje te shkalleve me nje veshtrim friksues dhe mbas dy minutave buciste me te qeshura. Nga aparenca te gjithe e kishin frike dhe i thoshte gjerat ashtu sic i mendonte. Grua me karakter te forte, kolonjare kaluar kolonjareje!
Nuk lente sebepe pa gjemuar. Diten e pare te shkolles do e kishe aty se s'ben, diten e lindjes po aty [sidomos per mua se ndanim te njejten ditelindje], kur semureshim nuk na ndahej nga krevati. Si mbese e pare qe isha me kishte kujdes ne cdo qe beja. Kur fillova te hidhja hapat e para i therriste gjyshit : " Me shiko cupen Elmaz!", e njejta thirrje e gjemonte gjyshin e shkrete edhe kur fillova te luaja neper lagje. Une, cupa nenes, isha bere nje mjeshtre e vertete e manipulimit. Kur erdhi koha per kopesht nuk e leshoja fustanellen e nenes. Sa shkoja tek dera e kopeshtit me gjyshin perdore filloja dhe qaja pastaj thoja : "O lele barku!" Kete detyre i kisha vene vetes dhe e vazhdova per 2 jave derisa nuk me derguan me ne kopesht. C'te benin te shkretet, i dhimbte zemra per mua. Une deren e kopeshtit nuk e pashe me, sepse dera e nenes ishte gjithmone e hapur per mua! Me kuptuat tani pse them me rriti nena?
Nena me e mrekullueshme ne bote do mbetesh gjithmone ne zemren time dhe mos kujto se jam e merzitur. Ja iken koha... ne do takohemi perseri!!!







