Powered by Blogger.
Showing posts with label First time in the library. Show all posts
Showing posts with label First time in the library. Show all posts

Tuesday, March 16, 2010

Ushqime te reja

Pardje per here te pare TT provoi biskota te kripura. Ja therrmoi gjyshja vet ne copa te vogla dhe i hante. Mundohej ti kapte edhe me gishtat e vegjel, por i rreshkisnin duart tek tabakaja e karriges ku hante, por edhe nese i kapte mezi arrinte ti fuste ne goje. Duket qe eshte goca ime edhe e Barryt sepse kur nuk arrinte ti fuste ne goje biskotat fillonte dhe grindej si nerv i vogel. Kurse dje kur po haja salmon po me shifte sikur e kisha lene me dite te tera pa ushqyer. Keshtu qe i dhashe edhe peshk per here te pare. Sot po haja kos ananasi me arre kokosi, po prap me veshtronte sikur e kishte barkun bosh. Epo thashe u pa puna po i jap ta provoi edhe kosin per here te pare. Doktoresha me ka udhezuar qe cdo 4-5 dite prezantoi nje ushqim te ri, jo cdo dite sic po e bej une. Uuuu se harroja te thoja qe dje kur po beja disa pazare i dhashe te luante me nje kuti biskotash, kur c'te shikoj kishte filluar ta hante. e kapa me vonese sepse kishte bere nje vrim. Filloi te me rrihte zemra shpejt se kujtova se e kisha helmuar. Edhe u mpiva fare, as merrja as jepja. Kur shkova tek kasa pyeta kasierin : "Di gje nqs e kam helmuar se hengri letren?" kur ai si i zgjuar qe eshte me tha "Ishalla jo." Me hyri akoma me shume frika se une s'doja kete pergjigje, une po prisja pergjigje te tipit "Po jo o goc sa here kane henger leter femijet e mi." Nejse si perfundim nuk i ndodhi gje, vetem nqs ja jep me vonese. Biles sot kur beri kaken i pashe ca si letra te vogla te therrmuara hihi.


Po vej disa foto nga e shtuna pasi kam qene shume e zene keto dite dhe nuk kam pasur mundesi ti vej. U takuam me shoqen e Barryt [Robin] dhe dy femijet e saj. Kalamaj me te lezetshem nuk ben nena. Cunin e kishte nje kercimtar te shkelqyer. Luajtem wii dance revolution. Robin e perdora si babysitter :p


Kukull e bukur eshte.




Brayden eshte vetem 5 vjec por femije me i zgjuar se ky nuk ka. Te gjitha levizjet i kishte mesuar permendsh dhe une nuk kisha shance te fitoja kundra tij.







Te premten shkuam ne bibloteke per here te pare. Shkova me Melisen dhe dy gocat e bukura te saj, Lilin dhe June. Tek fotoja pare luajti sa luajti me ato kubat me ngjyra pastaj donti ti hante. Ndersa me pazellin ne foton e fundit as qe e mori mundimin per te luajtur, direkte ne goje. I shijon cdo gje.