Powered by Blogger.

Tatiana's Grow Chart {In Pictures}

2

Music

1

Sunday, February 21, 2010

TT semure

Te enjten Tatianes i hypi temperatura 102.6 F ( 39.2 grad celsius) Une i dhashe Tylenol por sikur nuk po i zbriste. Barry ishte ne telefon me spitalin qe shkojme gjithmone per takimet permujore. Doktoresha nuk kishte asnje orar te lire keshtu qe u detyruam te shkonim tek Urgjenca, ky ishte sugjerimi edhe i centralistes. Mezi po prisja te shkoja ne spital pasi mendoja qe do na jepnin nje shkak edhe nje zgjidhje. Persa i perket shkakut doktori me tha qe mund te jete gripi sezonal. Si zgjidhje me tha qe ti jepja njekohesisht Tylenol dhe Motrin. Sapo i dhane Motrin sikur ja uli direkte temperaturen. Kur shkuam ne shtepi nuk kishte me dhe ja futi gjumit [si gjithmone ne krahet e mia duke pir cic.] Te nesermen [e premte] nuk pati me temperature por ju shfaqen disa pucra te vogla ne ball dhe pastaj ju perhapen edhe ne shpine. Plus i filloi diarreja. Po mendoja qe do i kalonin shpejt. Prap te nesernem [e shtune] i kishte. Barry sapo i pa ne mengjes me tha te shkonin prap ne Urgjence. Ma mbushi mendjen me shprehjen "Better safe than sorry!" Sa shkuam tek sporteli urgjences , recepsionitja na pershendeti direkte dhe tha "Sikur ta dija qe do vinit prap. Sot ne mengjes kur po vija rimelin po mendoja per Tatianen dhe qerpiket e gjeta qe ka." Mendje per here tjeter pra, duhet te marrim ne tel. recepsionisten nje nate perpara qe ta dime gjendjen e TT. Doktoresha kete here na tha qe mund ta kete nga Motrin si tip alergjie ose mund te jete nga virusi qe ka marre dy dite perpara, ose mund ta kete se e keni veshur trashe, ose keshtu ose ashtu. Me pak fjale s'na tha gje. Na beri me shume konfuze sesa na dha pergjigje. Si zgjidhje s'na sugjeroi asgje te re, vetem tha "Jepi Tylenol po i filloi temperatura." Ptuuuu thashe na iken kot leket, sa erdhem kot. Se kane gabim disa njerez qe nuk shkojne te vizitohen!!! I kisha rene kot ne qafe duke i gjykuar si injorante. Mbas spitalit ja futem nje mengjes ne nje restorant qe quhet "International Pancakes" dhe mengjerosem me pronarin e lokalit qe eshte nga Libani. Sot [e diele] na mori nje recesioniste nga spitali ne tel. Donte te dinte sesi po i shkonte dita TT. Barry i tha qe e ka akoma te skuqeren dhe ajo na ofroi si varjant nje takim ne oren 4:00 pm. Shkuam te tre prap ne zyren e doktoreshes ku Tatiana filloi te hante letren qe infermjerja vuri te shtrihej TT. Sa u fut doktoresha ne zyre tha "Prit ta shofim nje cik kete bebin qe po flasin te gjithe sot ne pavion." Normal kudo qe shkon Tatiana do terheqi nje turme adhuruesish me vete nga buzeqeshjet e embla qe i dhuron [si ka mundesi qe keto buzeqeshje zhduken gjate orareve te darkes.] Kete here doktoresha na ndihmoi me mire. Mbasi me beri disa pytje [pergjigjet e te cilave i kisha mesuar permendsh] tha kjo qe TT ka quhet Reseola. Dhe e shpjegoi qe shume here bebeve me moshe 6 muajshe [ fiks TT] - 2 vjec mbasi kalojne temperaturen i krijohen pucra te vogla qe i duket lekura e mishit si e skuqur. Mbas dy ditesh duhet ti iki. Me ne fund na doli nje doktoreshe qe e ka patur vemendjen ne mesim. Prisni se akoma s'kam mbaruar. Te merkuren kemi nje takim rutine per TT qe quhet takimi 6-mujor ku duhet te beje disa vaksina. Le te shpresojme qe kete here vaksinat nuk do i jain temperature. Kete takim e kishim per ta bere nje jave perpara por shkuam ne Utah keshtu qe e shtym. Ky pra ishte weekend-i jone plot aventura. Shume detaje i kam lene pa permendur pasi i harroj shpejt gjerat. Se mos harroj pa thene qe keto nete kane qene te tmerrshme. Tatiana cohet duke qare, ndoshta 2-3 here, por te pakten sa ja vej cicen te goja qetesohet dhe flen prap gjume. I vetmi problem eshte qe une pertoj te cohem. Por dje e zgjidha kete problem duke e marre TT ne krevatin tim. I shkreti Barry i duhej te flinte tek dhoma TT ne krevatin tek qe eshte aty.

Kete fundjave kisha planifikuar te dilja nga parku dhe te benim poza andej, por meqe shendeti i TT nuk binte dakort me mendimet e mia vendosa qe fotot ti beja gjithsesi ne shtepi. TT duke luajtur me lodren e preferuar te momentit.








Ketu po luaja rolin e te turpshmes, por pastaj kur me foli mami e cova koken. [Tani qe eshte 6 muajsh TT ka filluar te kthej koken kur e therret me emer. Gjithashtu per here te pare kete fundjave TT hap krahet drejt mamit te vet kur eshte duke qare dhe e mban gjyshja hopa.] po ta vini re me vemendje tek poza e dyte kam ca pucra te mjekra dhe qafa. Keto jane ato pucrat e vogla te famshme qe mami po i referohej te romani qe ka shkruajtur me lart.








Ketu po kerruaja mishrat e dhembeve se me hajne shume.



Kjo eshte poza qe i tregoj mamit qe me merziti duke bere foto. Se po nuk bertita une vazhdon ajo me ore te tera.

4 comments:

Jona said...

e di cbej mengjes per mengjes vi ne pune , bej kafen ,dhe hap faqen e TT , po sot me kenaqe , me romamin qe kishe shkrujatur dhe pse me vjen sh keqqqq per tatin e vogell... po ti je sh karagjoze :)))
Jona

Albena, Barry & Tatiana said...

rrofsh Jonushe. kur kam shkruaj me shume se zakonisht :)

Aneira Mia said...

ahaha te njejten gje bej dhe une ..se me ngre moralin kjo zoga vogel, me kenaq, ma zgjat diten... topi vogel qe u cemul...:(((((((

Albena, Barry & Tatiana said...

mire pra do mundohem te shkruaj dhe te vej foto me shpesh :P

Post a Comment