
Per ditelindjen e mamit qe i bie ne 11 shtator shkuam pame nje shfaqje muzikore tek
Teatro Fugazi. Shfaqja quhet Beach Blanket Babylon dhe eshte tipike per San Francisco-n. Ketu siper ishim ne rradhe dhe ky zeshkani po kendonte per leka. Fotot nuk lejoheshin gjate shfaqjes, keshtu qe kur erdhi fundi une tak nxorra aparatin si paparaz qe jam dhe i shkrepa nja 2 poza. Sic duket nuk shkrepa vetem dy se erdhi xhaxhi polici dhe me rikujtoi edhe nje here rregullin e fotografive.

Kapelet ishin te gjitha me permasa xhigande.

Mbas shfaqjes.

China town.

Cifti bukur.

Lady in red :)

Ishte "Fall festival" ate dite, eshte feste e madhe kineze. Ketu gjetem nje restaurant per te ngrene dreke dhe nje embelsire kineze qe behet pozacerisht per kete festival. Embelsira quhet "Moon cake".

Keto fotot e fundit jane shume domethenese. Ketu po shetisnim neper Little Italy. Tek foto e fundit tek shtylla keni flamurin italian, tipike e lagjes se taljoneve.

2 comments:
jane shume te bukra keto foto une i kam pare :)) ti aktore hollivudi te gjith kane kthy koken :)
Sigurisht qe ne kete blog mungun protagonistja kryesore :)) Shume te bukur fotot, juve ju shkon si familje e kuqja , pastaj e kemi thene qe nenen e TT e kemi sh kinge :))
Post a Comment