Ky besoj qe eshte post-i i pare qe eshte ne kohe. Sot eshte data 01.01.2011 dhe i bie te jete date me fat ne fakt per TT-n. E mbyllem vitin shume mire dhe e filluam vitin e ri akoma me mire. Sot per here te pare Tatiana beri kaken tek uturaku. HaHa!!! Kur je mam keto jane SUPER lajme. I bie qe qysh 16 muajshe TT-ja ka filluar te perdori uturakun. Amerikanet u cuditen sepse ne kulturen e tyre femijet fillojne "potty training" kur jane 2 vjec. Kurse ne kulturen tone eshte komplet ndryshe, sa me heret aq me mire, biles kam degjuar qe disa shqiptare e fillojne qe 6 muajsh [ne fakt eshte pak heret.] Jam shume e kenaqur. Nuk e di nqs ka te beje me faktin qe lash Barryn te merrej me pastrimin e uturakut.
Kam disa dite qe kam pasur ne mendje ti shkruaj leter Tatianes dhe me duket se eshte dita e perkryer sot.
Dear Tatiana,
Je me kuptimin e plote te fjales nje femije shume i mbare. E mbush shtepine tone plot te qeshura dhe pse jo edhe me ulerima [akoma nuk ke mesuar si te komunikosh dhe kur kerkon ndonje gje fillon dhe ben klithma ankese.] Gjate shumices se dites je duke qeshur me ne, sidomos kur vijne njerez, hidhesh perpjete nga gezimi dhe i shkon afer ti buzeqesh. Ti nuk e njeh friken e te huajve. Nuk je aspak e turpshme dhe je gjithmone e para ne hapjen e nje bisede.
Ohhh sa i do kembet e gjysherve! Po, po kembet! Kur ato jane ulur para televizorit ti i shkon prane dhe i ulesh te kembet qe te besh xhiro. Ndoshta kujton se jane kuaj. Po sa merzitesh kur mbaron xhiro. Po ska problem se vetem dy sekonda te zgjat.
Mua dhe babin na do tmerresisht shume [qe te tregohem e sinqerte sidomos mua dhe mos kujto se po perfitoj nga fakti qe babi nuk kupton shqip.] Vjen dhe na jep puthje dhe perqafime. Lodhja e dites harrohet komplet kur vjen dhe perkedhelesh me ne. Akoma nuk je dakort me babin kur eshte afer mamit. Sa here e shikon duke masazhuar kembet e mamit , vjen dhe ja shtyn duart, e shikon me vetulla te vrenjtura, pastaj i bertet dhe dukesh sikur i thua "Si te kam thene more, mos e prek me mamin tim!" Keto jane shenjat e para te xhelozise.
Je gjithmone ne qender te vemendjes dhe po nuk ishe i'ua imponon njerezve qe te te japin vemendjen qe ti meriton. Si kane ardhur keto kohet e fundit, nuk ta kam friken qe do te te hapen dyert ngado qe do shkosh. Nuk ke si i shpeton rrenjeve te tua. Letres po i vjen fundi. Me fjale te thjeshta dua te te them qe te dua.....te dua.... te dua shume!
Your Mami
Saturday, January 1, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
2 comments:
Me pak fjale Dear Tatiana lum mami me babin qe te kane :-)
Na mallengjeve mi goce me keto letrat qe shkruan, sa e mire paske qene ne hartime ne gjimnaz :-)
Vetem per hartime me kishe ... lendet e tjera sme kishin shume qejf :P
Post a Comment