Meqenese e zonja e shtepise as qe nuk e kishte idene qe ne do vinim, po ju mirepres une. Mire se erdhet ne bacen me te bukur ne bote.
Ta vjedh shpejt kete, sa s'me ka kapur njeri.
Kjo domate qe thoni ju spektator te ekranit kompjuterik ka vitamina qe e mbajne trupin tuaj te shendetshem. Jua garantoj une 100% qe eshte domate cilesore.

Mmm te bej pak pushim nga reklama. Hmmm shume pune te veshtire kam marr persiper, nuk mund te punohet ne keto kushte mizore.
Nejse vazhdojme me xhirimet. Produktet natyrore te kesaj baceje jane speciale.
Ku e lame?
Ah po, prap orari pushimit te drekes.
Ehh pra spektatore te dashur, fundi i emisionit "Nje dite ne bacen e Xhudit" u afrua me shpejt sec e menduat. Shpresoj te jeni kenaqur ne pranine time [as qe e vej ne dyshim.]
Updates:
Tani ka ardhur rradha te festojme. Tatiana eshte zyrtarisht e pavarur nga mami. Sot u be 24 ore qe nuk pi me nga gjiri mamit!!! Jam krenare qe e mbajta ne gji per fiks nje vit e nje muaj. Allisen, shoqja ime zakonisht i mban deri ne 2 vjec. Nuk e imagjinoj dot nje 2 vjecar te shtrihet sa gjere e gjate te preheri mamit. Prandaj mora kete vendim se u tremba mendimit te sapopermendur. Miq te dashur ka ardhur koha per ndryshim per TT-n. Ndoshta eshte akoma heret per te festuar me fishekzjarre ne dore pasi sot ju desh mamit 1 ore per ta vene TT-n ne gjume. Thjesht e lash ne krevat te qante deri sa e zuri gjumi. Jam duke praktikuar metoden e famshme te Ferberit "Cry it out". Une kam qene gjithmone kundra kesaj metode, por kot nuk thone 90% e mamave qe funksionon. Pervec lajmit negativ te venies se gjumit me te qara kemi edhe nje problem tjeter: Duhen edhe disa dite qe te thahet qumeshti, keshtu qe deri atehere mami do jete pakez ne dhimbje.
PS. Shyqyr qe nuk kam lexues te gjinise mashkullore [pervec kolegeve te punes se Barry-t, prandaj e shkruajta edhe ne shqip, se do ishin lemetitur nga fjalia e fundit.]
2 comments:
Awwww....sha e lezetshme bukurosja e vogel..komplimenta prrinderrve per kukullen :p pastaj edhe njecik fare me sh mamit...per fotot ;)
...edhe dite sa me te lehta ne vazhdim :)))
Faleminderit Ina... do shofim si do na shkoj kjo jave :)
Post a Comment